Ish-kryenegociatorja Tahiri: Me “non paper” po tentohet të krijohet mjegull

Aktuale

Ish-kryenegociatorja Tahiri: Me “non paper” po tentohet të krijohet mjegull

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:40
Edita Tahiri

Para rifillimit të dialogut, në opinion ka filluar publikimi i disa “non-paperve” të cilët kanë përmbajtje të ndryshme sa i përket procesit të dialogut dhe arritjes së një marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, Edita Tahiri ka thënë se “non paper” janë një përpjeke për të krijuar mjegull për dialogun e Brukselit, në mënyrë që t’iu krijohet presion palëve të përfshira në këtë proces dhe Bashkimit Evropian.

“Në fakt deri tash i kemi parë tre “non paper” , e para ka qenë për ndryshimet e gjithë kufijve në Ballkan dhe e dyta ka qenë për dialogun Kosovë-Serbi dhe kjo e treta sillet ndërmjet këtyre dyjave pra më shumë për dialogun, por besoj që e ka alternativë ndryshimin e kufijve në Ballkan edhe ka edhe shkrime të tilla.

E para këto “non paper” janë përpjekje për të krijuar mjegull mbi dialogun e Brukselit , dialogun Kosovë- Serbi në mënyrë që t’u krijojnë presione palëve, por edhe t’i krijojnë vet presione Bashkimit Evropian. Unë mendoj që këto duhet të lexohen, por orientimi ynë është që dialogu të dalë me sukses me njohje reciproke”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat