Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) takohet me Presidentin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Aktuale

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) takohet me Presidentin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:55
Takimi online

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) mbajti një takim virtual me Presidentin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe Zëvendësen Parlamentare, Time Kadrijaj. Të dy palët diskutuan aspiratat e Kosovës për BE dhe NATO, procesin e dialogut me Serbinë, situatën me Covid dhe sfidat e mëdha ekonomike.

Z. Haradinaj vlerësoi shumë rolin dhe zërin në rritje të KPA-së dhe e inkurajoi KPA-në të punojë për t'i përfshirë edhe më shumë Shtetet e Bashkuara në procesin e dialogut. Ai deklaroi se kjo çështje duhet të trajtohet në nivelin më të lartë të Qeverisë së SHBA dhe se emërtimi i një të “Dërguari Special” nga Shtetet e Bashkuara dhe vëmendja e Presidentit Biden do të siguronte suksesin e një procesi përndryshe shumë të vështirë.

KPA ngriti shqetësime mbi skenarë të ndryshëm të mundshëm të procesit të dialogut që do të zgjidhnin disa shqetësime të sigurisë së BE-së, SHBA-së dhe Kosovës, por vazhdoi të lë të hapura disa pyetje politike për të cilat Z. Haradinaj u përgjigj se Kosova duhet të angazhohet në procesin e dialogut me guxim dhe të jetë plotësisht e përgatitur për të hyrë në atë që shpresojmë se është faza e fundit e procesit.

Z. Haradinaj dhe KPA shprehën të dy nevojën për të vazhduar punën së bashku për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë së plotë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat