U shkarkua nga pozita e kryeshefit të Postës, Xhevdet Smakiqi paralajmëron padi

Aktuale

U shkarkua nga pozita e kryeshefit të Postës, Xhevdet Smakiqi paralajmëron padi

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:57
Xhevdet Smakiqi

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve, teksa ka paralajmëruar ankesë.

Smakiqi ka paralajmëruar se do të dërgojë padi në gjykatë ndaj këtij vendimi të bordit.

“Arsyeja e shkarkimit është se Bordi i Përkohshëm për herë të parë ka ardhur në Postë, hera e parë që ka ardhur zyrtarisht. Kanë qenë edhe një dit pa procesverbal dhe pa u konstitu ende bordi e ka shqyrtu dhe e ka marrë këtë vendim. Ju thashë në procesverbal se këto janë pasoja juridike për Postën, por është vendim i tyre, edhe pse zgjedhja ime ka qenë e ligjshme. Unë nuk po e kuptoj, pa e vlerësuar personin pa ndonjë arsyetim, por kjo do të krijojë situatë ligjore dhe gjyqësore në dëm të Postës”, tha Smakiqi.

Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në mars të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat