Emisari amerikan tregohet i prerë: Ky është qëndrimi i tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Emisari amerikan tregohet i prerë: Ky është qëndrimi i tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 23:42
Matthew Palmer, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të fundit me kryeministrin Albin Kurti

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin e tij të prerë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është diçka për të cilën Kosova nuk është e gatshme të angazhohet.

Ai ka shtuar se ka zona shumë më produktive për diskutim për gjetjen e një zgjidhjeje mes dy shteteve. Si shembull, ai ka marrë çështjen e personave të pagjetur.

"Kur flasim për kufijtë dhe territoret, nuk e shoh si çështje ku Kosova është e gatshme të angazhohet dhe besoj se ka zona më produktive për diskutim në këtë pikë e që duhet të adresohen. Shembull, personat e zhdukur, një pikë rreth së cilës palët mund të arrijnë marrëveshje", ka thënë Palmer për Blicin serb.

Ndryshe, Palmer bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak qëndruan gjatë kësaj jave në Kosovë ku u takuan me krerët e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat