Konjufca priti në takim Drejtoreshën e USAID në Kosovë, Lisa Mango

Aktuale

Konjufca priti në takim Drejtoreshën e USAID në Kosovë, Lisa Mango

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:20
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, Lisa Magno me bashkëpunëtoret e saj. 

Drejtoresha Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, konfirmoi gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë. 

Kryekuvendari Konjufca falënderoi Magno për përkrahjen amerikane dhe theksoi se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën.

Image
Pamje nga takimi

Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat