Kusari-Lila: Qeveria s'ka qenë agresive ndaj gastronomisë, opozita mos të kërkoj devijim të ligjit

Aktuale

Kusari-Lila: Qeveria s'ka qenë agresive ndaj gastronomisë, opozita mos të kërkoj devijim të ligjit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:48
Mimoza Kusari-Lila

Ushtruesja e Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka ritheksuar se falja e gjobave në kohë pandemia nuk do të kontribuojë në bërjen e shtetit të së drejtës.

Në lidhje me kërkesën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për faljen e gjobave në kohë pandemie, Mimoza Kusari-Lila nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se një kërkesë e tillë nuk duhet të kultivohet si standard.

Këto deklarata Kusari-Lila i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës ku edhe është thirrur në interpelancë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku edhe shtoi se qeveria nuk është treguar agresive ndaj sektorit të gastronomisë.

Ajo ka shtuar se është numër i madh i qytetarëve të cilët kanë paguar gjobat për mosrespektim të masave antiCOVID-19 për çka duhet falënderuar.

Kusari-Lila: Qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë

“Në tekst shkohet me qasjen se qeveria është treguar agresive ndaj sektorit të gastornomisë. Me të vërtetë qeveria jonë qenka agresive ndaj gastronomisë. E pasaktë totalisht, virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”, tha Kusari-Lila.

Deputetja Kusari-Lila thotë se kupton funksionimin dhe qasjen e të bërit opozitarizëm, por thekson se interpelancat nuk duhet të thirrën që t’i kërkohet qeverisë të devijoj ligjin. Këtu ajo përmendi edhe faljet e gjobave që ishin bërë në vitin 2017-të ndaj ambalazhuesve të ujit dhe kompanisë Bechtel&Enka.

Kusari-Lila: Opozita mos t’i kërkoj qeverisë të devijoj ligjin

“Qeveria nuk thirret në interpelancë për zbatim të ligjit dhe kërkim për devijim nga ligji, do me thënë se është plotësisht e kuptueshme që opozita i rrinë gardian qeverisë a po e zbaton apo nuk po e zbaton ligjin., por me qenë një parti opozitare që i kërkon qeverisë me deviju ligjin, me të vërtetë është praktikë dhe standard që nuk ish dashtë me u kultuivu. Nuk i ndihmon as demokracisë dhe as qytetarëve[...]Kjo nuk ka të bëjë me një rast të ndarë, për grupin parlamentar të thirrur këtë interpelancë, por ka të bëjë me qasjen që kanë të bëjnë ndaj shtetit. I njëjti grup parlamentar, apo subjekt politik që udhëhiqte qeverinë në atë kohë që udhëhiqte qeverinë, vendosi që vetëm një muaj pasi erdh në pushtet i fali 58 milionë euro borxhe në vitin 2017 ambalazhueseve të ujit dhe në përgjigjen pse e bërë këtë zoti kryeministër, tha veç për qef, veçse m’u tek. 58 milionë veç për qef. Kjo është praktikë, sjellje, qasje ndaj një problemi, dukurie dhe unë po pajtohem që nëse ka pas nevojë për trajtim duhet të trajtohet me ligj dhe jo për qef. E njëjta qeveri një vit më vonë e pagoi edhe gjobën 58 milionë për Bechtel&Enka. I njëjti grup parlamentar për trajtimin e rimëkëmbjes propozoi dy amendamente që buxhetit të shtetit i kushtuan hiç më pak se 30 milionë për kompanitë fitimprurës, e para u mundua të kamuflohet me Trepçën”, tha ajo.

Kusari-Lila ka përmendur edhe një darkë që kishte ndodhur në Grykën e Deçanit në mes të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe gastronomëve për çka pyeti se kush e pagoi faturën.

Kusari-Lila: Kush e pagoi faturën e darkës në Grykën e Deçanit

“Takimi ka ndodhur me 9 maj 2021 në lokalin Gryka e Dçanit kur kanë qenë masat ende në fuqi dhe fotografit që Haradinaj i ka publikuar dhe s’ka maska ,as distancë sociale. Po më intereson që faturën e asaj darke a e ka paguar gastornomët apo ua ka dhënë komunës së Deçanit se aty është edhe kryetari i komunës”, pyeti Kusari-Lila.

Ajo në fund të fjalës së saj tha se gjobat nuk mund të falen për teket të askujt

Kusari-Lila: Gjobat nuk mund të falen veçse neve na teket

“Kur ke numër tepër të madh të qytetarëve që i kanë paguar gjobat, edhe ata që kanë dalë në shesh që nuk kanë pas maska edhe ata që kanë qenë katër veta në veturë dhe nuk kanë pas lidhje familjare e janë dënuar nga policia se nuk e kanë pas maskën. Gjithë ata që kanë paguar gjobën duhet me u falënderu se kanë kontribuuar për ligjshmërinë e këtij shteti. Por nëse ne thërrasim nga kjo foltore në jo ligjshmëri dhe ofrojmë mundësi të reja që gjobat mund të falen pse neve na teken, atëherë ne nuk jemi duke kontribuar në shtetin e së drejtës”, theksoi Kusari-Lila. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat