Mediat gjermane zbulojnë emrin e 45-vjeçarit që dyshohet se vrau shqiptarin nga Kosova në Gjermani

Aktuale

Mediat gjermane zbulojnë emrin e 45-vjeçarit që dyshohet se vrau shqiptarin nga Kosova në Gjermani

Nga: A.Zh Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:03
Viktima, Armin Neziri

Mediat gjermane kanë publikuar emrin e të dyshuarit, që vrau në Hanover shqiptarin nga Kosova.

Mësohet se i dyshuari Rinor Z, është gjithashtu shqiptar i Kosovës. Ai dyshohet se ka vrarë 30-vjeçarin nga Kosova Armin Neziri, përcjell Bota sot.

Rinori ka drejtuar një veturë të tipit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një veturë të tipit “Porsche”.

Të dy janë përfshirë në një konflikt për motive që ende nuk dihen. Në sherr e sipër, Rinor Z. ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Nezirit, duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

Skenat janë përshkruar si një film gangster nga mediat gjermane. Policia ende po kërkon autorin. Supozohet se i dyshuari (45-vjeçar), është një kontraktues ndërtesash./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat