Edhe në Kosovë u shtrua darkë për Lajçak dhe Palmer, mësohet kush ishte i pranishëm nga liderët

Aktuale

Edhe në Kosovë u shtrua darkë për Lajçak dhe Palmer, mësohet kush ishte i pranishëm nga liderët

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:14
Miroslav Lajçak, Matthew Palmer

Në Kosovë është shtruar një darkë për Miroslav Lajçak, emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Matthew Palmer, të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së tyre dy ditore më 1 dhe 2 qershor.

Media ka mësuar se në darkë të pranishëm pos diplomatëve të huaj ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.

Poashtu edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Darkë për Lajçak dhe Palmer ishte shtruar edhe dje në Serbië nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat