75.553 persona marrin dozën e vaksinës anti-Covid

Aktuale

75.553 persona marrin dozën e vaksinës anti-Covid

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 07:34
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuat se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.

Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711.

Në total numri i rasteve aktive është 1.511

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat