Pas raportimeve e se punësoi gruan në arsim, reagon ish drejtori Sylejman Meholli ku jep detaje të reja

Aktuale

Pas raportimeve e se punësoi gruan në arsim, reagon ish drejtori Sylejman Meholli ku jep detaje të reja

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:02
Sylejman Meholli

Ish drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka reaguar pas raportimeve mediave se ai e kishte punësuar gruan e tij në arsim sa ishte drejtor komunal.

Postimi i Sylejman Mehollit:

Njoftim

Të dashur miq, të nderuar qytetarë!

Dua të ju njoftoj se do ta padis për shpifje portalin Insajderi që për qëllime të propagandës politike ndaj meje mbrëmë ka shpifur se kam punësuar gruan time si mësimdhënëse e fizikës në Komunën e Vushtrrisë. Për më tepër ju njoftoj se:

1. Në as një rast të vetëm nuk kam qenë pundhënës e as punmarrës e as njeri me kompetenca e ndikim në çfardo vendimi të DKA Vushtrri.

2. Gruaja ime ka të mbaruar njërin nga drejtimet më deficitare të profilit arsimor në Kosovë, pra ate të fizikës arsimor (4 vjeçar 243 ECTS) duke diplomuar e para studente në afatin e qershorit të vitit që ka absolvuar si bursiste me mesataren më të lartë në gjeneratën 2010, për cka po ju bashkangjisë dëshmi njërin nga njoftimet për përfituesit e bursave të Universitetit të Prishtinës. Ajo është po ashtu në përfundim të studimeve master për mësimdhënje fizikë në Universitetin e Prishtinës.

3. Në Komunën e Vushtrrisë aktualisht nuk ka as një mësimdhënës të fizikës të kualifikuar sipas UA për kuadrot në arsim të pa punë. Konkursi i fundit për mësimdhënës të fizikës u anulua për shkak se kishte vetëm një kandidat dhe ai nuk i plotësonte kriteret. I njejti konkurs është shpallur dhe është i hapur edhe tani. Dëshminë e anulimit dhe shpalljen e gjeni të bashkangjitur. Pra Vushtrria vuan nga mungesa e mësimdhësve të kualifikuar për Shkencën e Fizikës, qe disa vite me radhë. Prandaj edhe konsiderohet si drejtim deficitar në tërë Kosovën.

4. Qëndresë Imeri ka punuar si profesoreshë e fizikës që nga viti 2015 para se unë të kem çfardo posti politik në Gjimnazin “Sami Frashëri” e “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe në Kolegjin “British School” në Fushë Kosovë. Pra ky është profesioni i saj dhe ka qenë gjithmonë.

5. Unë i bëj thirrje secilës media dhe gazetari hulumtuese të shkon dhe të hulumtoj e publikoj dosjen e gruas time dhe rezultatet e punës shkencore që i gjeni në FSHMN Departamenti i Fizikës dhe të intervistoni edhe profesorët e atij departamenti që kanë referencat e përformancës së saj, para se ta instrumentalizojnë me shpifje një person që mbi të gjitha ka profesionalizem e dinjitet.

Jo vetëm Insajderin por edhe secilin portal tjetër që vazhdon ose shpifë në lidhje me këtë çështje do ta padisë menjëherë. Tashmë i kam kryer konsultat juridike me profesonist të fushës. Shihemi!

Me respekt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat