Reagon ashpër Kurti pas takimit të Lajçak dhe Palmer me patriarkun serb: Nuk i bën mirë dialogut

Aktuale

Reagon ashpër Kurti pas takimit të Lajçak dhe Palmer me patriarkun serb: Nuk i bën mirë dialogut

Nga: N. H Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:08
Miroslav Lajçak, bashkë me Matthew Palmer kanë takuar patriarkun e ri të Kishës Ortodokse në Serbi, Porfirije

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me Matthew Palmer, të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, kanë takuar patriarkun e ri të Kishës Ortodokse në Serbi, Porfirije.

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, pas këtij takimi ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke bërë me dije se ky takim i Palmer me patriarkun serb nuk i bën mirë dialogut.

“Ky takim nuk i bën mirë dialogut! Feja mund të ndërrohet por historia jo. Shqiptarët ishin të Krishterët e parë në Ballkan”, ka shkruar ai nw Facebook.

Ja shkrimi i Kurtit:

Image
Faton Kurti

Ky takim nuk i bën mirë dialogut! Feja mund të ndërrohet por historia jo.

Shqiptarët ishin të Krishterët e parë në Ballkan.

Historia dhe Veprat e Apostujve në Bibël, tregojnë që Shën Pali në udhëtimin e tij ungjillizues më së pari kaloi nëpër Iliri madje para se të shkonte në Romē.

Kjo dëshmon se kështu që të gjitha Kishat në Kosovë ishin tonat dhe ato do ti ruajmë ne më me fanatizem sesa ata të cilët na i grabiten me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat