Hamiti i LDK-së reagon pas deklaratave të Palmerit

Aktuale

Hamiti i LDK-së reagon pas deklaratave të Palmerit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:48
Muhamet Hamiti 

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti në një postim në Twitter ka thënë se është koha që Serbia të njohjë realitetin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Ai shprehet se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë do të stabilizonte marrëdhëniet midis dy vendeve por edhe rajonin.

“Është koha që Serbia të pranojë përpara se të vazhdojë të mohojë realitetin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetin territorial të Kosovës. Njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë do të normalizonte marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të stabilizonte rajonin.”, shkruan Hamiti.

Gjatë ditës së djeshme, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA’ve. Matthew Palmer ka deklaruar se midis Kosovës dhe Serbisë mund të ketë marrëveshje edhe pa njohje midis dy palëve nëse arrihet dakordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat