Nuk e propozoi dega për kryetar, flet Lladrovci: Qësi kandidat si Ajazi si i pavarur t’i muj

Aktuale

Nuk e propozoi dega për kryetar, flet Lladrovci: Qësi kandidat si Ajazi si i pavarur t’i muj

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:41
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK-së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Komunës.

Lladrovci është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.

“Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci.

Ishte vet Driton Ajazi ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se sot ka marrë mbështetjen nga strukturat e partisë në këtë komunë, për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat