Insiston Ajazi: Kryesia do ta marrë për bazë kandidaturën time

Aktuale

Insiston Ajazi: Kryesia do ta marrë për bazë kandidaturën time

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:55
Driton Ajazi, Ramiz Lladrovci

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidati i kësaj partie për Drenas do të jetë Ramiz Lladrovci ani se dega e partisë e ka nominuar Driton Ajazin.

Ky i fundit megjithatë insiston se kryesia qendrore do ta marrë për bazë kandidaturën e tij. Madje, Ajazi është i bindur se kryetari aktual i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, do të jetë pjesë e ekipit të tij të fitores.

“PDK pas procesit zgjedhor më 14 shkurt e mori një mesazh nga votuesit e saj.

Këto diskutime kanë qenë para zgjedhjeve të mbajtura dhe PDK-ja e mori një mesazh se qytetarët duan figura të reja për t’iu prirë proceseve dhe për këtë arsye Dega e PDK-së në Drenas më nominoi mua”, është shprehur Ajazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat