Imri Ahmeti flet për 400 kilogramët kokainë të konfiskuara në Lipjan, akuzon edhe shtetin e Kosovës

Aktuale

Imri Ahmeti flet për 400 kilogramët kokainë të konfiskuara në Lipjan, akuzon edhe shtetin e Kosovës

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:02
Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar ashpër për konfiskimin e 400 kilogramëve drogë në komunën e Lipjanit.

Ahmeti ka thënë se droga do duhej të ndalej në doganë e jo në Lipjan.

“Nuk jam ndjerë mirë, është shndërruar në batutë [rasti i kapjes së 400 kilogramëve të kokainës]. Por, a thua a nuk ka mundur të ndalet në doganë të Kosovës ose Shqipërisë. Të gjitha informacionet flasin se shërbimet e kanë përcjellë, dhe kanë mund me e ndalë, kanë pasë mundësi mos me e leju fare me ardhë. Se cila ka qenë prapaskena nuk e kam idenë, por unë mendoj se qytetarët ë Lipjanit nuk duhet të fajësohen e as të etiketohen, as me batuta, është diçka jashtë dëshirës, dhe vullnetit të qytetarëve”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë.

Një sasi prej 400 kg kokainë kishte hyrë përmes pikës kufitare Vërmicë e në Kosovë.

Kjo sasi e cila ishte e fshehur brenda një kamioni me mish, që po transportohej nga Brazili, ishte ndalur në hyrje të Komunës së Lipjanit.

Në hetimin e rastit të kokainës kanë bashkëpunuar ngushtë Policia e Italisë, ajo e Shqipërisë, Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale në Kosovë, Sektori i Posaçëm i hetimit të Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat