Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, kjo është arsyeja

Aktuale

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, kjo është arsyeja

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:05
Faik Fazliu

Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arrestuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku  me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19.

I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren.

I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te  Prokurorit inicohet rasti  per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë.

Rasti eshte nen hetime”, tha Osmanollaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat