“Për çka kem luftu”: Veterani i UÇK-së kërcënon policin që ia prishi “tymin e duhanit” në një kafene

Aktuale

“Për çka kem luftu”: Veterani i UÇK-së kërcënon policin që ia prishi “tymin e duhanit” në një kafene

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:31
Faik Fazliu

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.

Fazilu është arrestuar për kanosje ndaj personit zyrtar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

“I dyshuari F. F lindur ne vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID-19”, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka shtuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

“I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari është ndaluar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë”, tha Osmanollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat