Haxhiu ka një kërkesë për Inspektoratin Policor për rastin e Fazliut

Aktuale

Haxhiu ka një kërkesë për Inspektoratin Policor për rastin e Fazliut

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:17
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të veteranit të UÇK-së, Faik Fazliu nga Policia e Kosovës një ditë më parë në Prizren.

Ai ka thënë se bazuar në videon e publikuar provokimi, sjellja e zyrtarit policor si dhe arrestimi i Faik Fazliu është i papranushëm.

Ai ka kërkuar nga Inspektorati Policor ta hetojë këtë rast.

Postimi i plotë:

Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i pa pranueshëm, bazuar në videon e publikuar.

Në videon e publikuar sjellja e policit është jo etike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet.

Inspektorati Policorë duhet ta hetojë këtë rast.

Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat