Klinaku i OVL UÇK-së paralajmëron protestë me mijëra persona

Aktuale

Klinaku i OVL UÇK-së paralajmëron protestë me mijëra persona

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 20:46
Faton Klinaku

Faton Klinaku nga OVL UÇK, ka lënë të nënkuptohet se mund të organizohet protestë nga kjo organizatë, siç ka thënë ai jo me qindra por me mijëra persona.

Teksa ka përmendur rastin e Faik Fazliut dhe disa raste të tjera që kanë ndodhur ditëve të fundit, Klinaku thotë se të gjitha këto ia kanë shprehur kryeministrit Albin Kurti.

Ai thotë se të hënën do të mbahet mbledhja e kryesisë së OVL UÇK-së për të diskutuar lidhur me hapat që do i marrin.

Shkrimi i plotë:

Para se me ndodh rasti i arrestimit të Faik Fazliut (ish kreut të OVL UÇK dhe familjarë i tre dëshmorëve) dhe ushtrimit të dhunës ndaj tij nga ana e policëve, kanë ndodhur skandale siç është rasti i thirrjes së Fahri Fazliut (poashtu familjarë i dy dëshmorëve) nga gjykata speciale, i cili gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar.

Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime.
P.S

Ata që akuzojnë në disa mediume patriotike, dhe disa që qesin flakë në fb, të përgatiten nëse mbahet protestë sepse ajo nuk mbahet me qindra por me mijëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat