Alarmon ish-kandidati për deputet i LVV-së: Kosova do të jetë i dështuar nëse nuk arrinë integrimin në BE për shkak të Serbisë

Aktuale

Alarmon ish-kandidati për deputet i LVV-së: Kosova do të jetë i dështuar nëse nuk arrinë integrimin në BE për shkak të Serbisë

Nga: N.Sh. Më: 7 qershor 2021 Në ora: 12:25
Lëvizja Vetëvendosje

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi ka shkruar përmes një postimi në facebook për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai shkruan se për ata që bëjnë dialog me Serbinë, është vetëm një mënyrë për të hyrë në histori.

Sipas ti, e ardhmja e Kosovës është Evropa, por nëse integrimi me Evropën nuk arrihet përshkak të konfliktit me Serbinë, Kosova do të jetë projekt i dështuar.

“Zgjidhja e konfliktit me Serbinë nuk kërkon retorikë patriotike, as vendime popullore, por kërkon ide, kërkon vullnet dhe mbi të gjitha, kërkon gatishmeri dhe guxim politik për vendime të vështira”, shkruan tutje ai.

Lexojeni postimin e plotë:

Ka vetëm një mënyrë për të hyrë në histori për ata që bëjnë dialog me Serbinë. Dhe kjo mënyrë është duke i vënë pikën këtij dialogu që është kusht për liberalizimin e vizave dhe për integrime në Evropë.

Lider i vërtetë është ai që drejton vendin mirë sot dhe që njëkohësisht mendon e gjen zgjidhjet më të mira për të ardhmen e popullit të tij. Është shumë e qartë se e ardhmja e Kosovës është Evropa. Nëse integrimi me Evropën nuk arrihet për shkak të konfliktit me Serbinë, Kosova do të jetë një projekt i dështuar.

Zgjidhja e konfliktit me Serbinë nuk kërkon retorikë patriotike, as vendime popullore, por kërkon ide, kërkon vullnet dhe mbi të gjitha, kërkon gatishmeri dhe guxim politik për vendime të vështira.

Po, vendime të vështira, por që do të jenë vendimet më të mira për shqiptarët dhe serbët dhe për popujt tjerë në rajon.

Vendime që sigurojnë dhe prosperojnë vendin. Dialogu me motiv për ta mundur tjetrin ose krijon konflikt të ri, ose le derën e hapur që ai të ndodh në të ardhmen. Vetëm dialogu i motivuar për të gjetur zgjidhjen më të mirë mund ta sjell epilogun më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat