Faik Fazliu tregon se si ndodhi rasti ku u rrëzua përtokë nga Policia

Aktuale

Faik Fazliu tregon se si ndodhi rasti ku u rrëzua përtokë nga Policia

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:43
Ish kreu i Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu

Ish kreu i Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti në një lokal në Prizren ku është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se është kërcënuar më bërtima të një njeriu jonormal, më pas është shtyre dhe është rrëzuar përtokë.

“Polici ka kërku që ta lirojmë lokalin. Ne kemi fillu me e liru lokalin. Duke dalë polici më është drejtu “cka po kqyrë, hec më shpejtë largohu”. Ai e dike që unë nuk mundem edhe ashtu me hecë shpejtë, edhe po të doja nuk do mundesha. I thash që duke dalë jemi. Kaq, une e di vetëm që më është afru, mu ka kërcënu faktikisht me bërtima jo të një njeriu normal. Më ka shtyrë, në atë moment unë nuk kam mujtë me e mbajtë balancin dhe jam rrëzu”, ka thënë Fazliu për televizionin publik.

Ndryshe, Fazliu qëndroi për disa orë në paraburgim. Ai u lirua dje gjatë ditës dhe këtë rast po e heton IPK.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat