E quajti idiot, burri i Albulena Haxhiut i kundërpërgjigjet Faik Fazliut

Aktuale

E quajti idiot, burri i Albulena Haxhiut i kundërpërgjigjet Faik Fazliut

Nga: N. H Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:57
Faik Fazliu dhe Alban Krasniqi

Pasi bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, e ka quajtur Faik Fazliun “kurvar” i kafeneve të natës, ky i fundit ka reaguar ashpër dhe e quajti idiot burrin e Albulena Haxhiut.

“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, tha Fazliu në një intervistë.

E, në këto momente, është kundërpërgjigjur dhe ka reaguar përsëri Albin Krasniqi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Fazliu nuk po mund ta përballojë trajtimin e barabartë, pasi që, sipas tij, ish-kreu i OVL UÇK-së dhe bashkëpunëtorët e tij janë mësuar të jenë gjithmonë mbi popullin.

“Nuk po mund ta përballojnë trajtimin e barabartë sepse janë mësuar të jenë mbi popullin, mbi vlerat e mbi ligjin me duart në xhepat tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat