‘Kërcënon’ Ramiz Lladrovci: Ekziston një grup të cilin unë do ta shkeli me bulldozer!

Aktuale

‘Kërcënon’ Ramiz Lladrovci: Ekziston një grup të cilin unë do ta shkeli me bulldozer!

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:45
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të shkelë me “buldozer” kundërshtarët e tij.

Ai ka thënë se ekziston një grup brenda strukturës së PDK-së që është kundër tij, ndonëse që Lladrovci ka thënë se nuk ka armiq në politikë.

“Nuk kam armiq. Këtë e dijnë të gjithë. Mirëpo ekziston një grup të cilin unë do ta shkeli me buldozer”, ka thënë ai.

Më herët Lladrovci ka thënë se afër 70% e degës së PDK-së në Drenas është kundër tij. Dega e PDK-së ka zgjedhur Ajvazin si kandidat por që Lladrovci thotë se dikush tjetër vendosë kush do të kandidojë për kryetar, ashtu sic ka bërë më 2016-ën.

Ai madje thotë se njerëz në degën e PDK-së në Drenas nuk jetojnë fare në këtë komunë.

“Nuk mund ata që jetojnë në Prishtinë të vijnë e të bëjnë ligjin në Drenas”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat