​Dendias informon Lajçak për vizitën e tij në Kosovë

Aktuale

​Dendias informon Lajçak për vizitën e tij në Kosovë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:00
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias

​Dendias ka informuar Lajçak.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias njoftoi sot se ai kishte biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në lidhje me vizitën e tij të fundit në Prishtinë.

"Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë," shkruan Dendias në Twitter.

Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat