Lushtaku kërkon nga ministria Arsimit që të ju mundësohet arsimimi i vajzave me mbulesë

Aktuale

Lushtaku kërkon nga ministria Arsimit që të ju mundësohet arsimimi i vajzave me mbulesë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 00:47
Mergim Lushtaku

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kërkuar që të shfuqizohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit që të iu mundësohet arsimimi i vajzave me mbulesë.

Lushtaku përmes një statusi në Facebook këtë udhëzim e ka quajtur të pa drejtë, dhe ka thënë që ky ndalim i mbulesës duhet të marrë fund.

Tutje deputeti i PDK-së ka deklaruar se do t’i mbështes fuqishëm vajzat që bartin mbulesa deri në realizimin e të drejtave të tyre për arsimim.

Po ashtu gjatë ditës së hënë edhe deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka kërkuar nga Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci që të aprovoi një udhzim të ri administrativ që i lejohen vajzat me shami që të ndjekin mësimin pa asnjë pengesë.

E ndaj deklaratës së Shoshit ka reaguar zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, në profilin e tij në Facebook.

Cakolli ka kërkuar që PDK-ja duhet të distancohet nga deklarata e deputetës Musliu Shoshi të cilat bien në kundërshtim me idenë e themelimit të PDK-së, e cila ka orientim të qartë pro vlerave europerëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat