Luftëtari i Batalionit Atlantiku nga SHBA jep alarmin pas deklaratës së gjeneralit serb: T’i godasim serbët me...

Aktuale

Luftëtari i Batalionit Atlantiku nga SHBA jep alarmin pas deklaratës së gjeneralit serb: T’i godasim serbët me...

Nga: N. H Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:30
Uk Lushi dhe Ljubisa Dikovic

Analisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi ka bërë reagim pasi ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikovic në një intervistë për mediat serbe ka thënë se Serbia nuk ka humbur nga NATO dhe se ushtria serbe një ditë do të kthehet përsëri në Kosovë.

Lushi ka paralajmëruar se kjo deklaratë duhet t'i rikujtojë shqiptarët pse vetëm bashkimi Kosovë-Shqipëri ndalon llahtarin që shqiptarët e Kosovës përsëri një ditë të jenë refugjatë.

Mes tjerash ai thekson se nëse duam që fëmijët tonë të mos jenë refugjatë sikur ne,ne duhet të jemi në gjendje që armiqtë si Serbia t’i godasim me fuqinë tonë vetanake.

Ja shkrimi i tij:

GENERAL DIKOVIĆ: Srpski vojnik će se kad-tad vratiti na Kosovo!

Kjo deklaratë duhet t'i rikujtojë shqiptarët pse vetëm bashkimi Kosovë-Shqipëri ndalon llahtarin që shqiptarët e Kosovës përsëri një ditë të jenë refugjatë.

Shqiptarët mund t'i mbrojë vetëm fuqizimi. Kosova vetëm dhe e përjashtuar nga pesha shqiptare do të sulmohet dhe pushtohet në ndryshimin e parë gjeopolitik. Shqiptarët e Kosovës do të jenë cak për vrasje, dëbim dhe robër të Serbisë përsëri, nëse nuk e kuptojmë që forca e vetme që ndalon banditë dhe kriminelë si Dikovici të realizojnë ëndërrat e tyre është forca panshqiptare, e cila në kapacitet të përbashkët, në rast sulmi, do ta mbronte Kosovën dhe gjunjëzonte faktorin serb.

Natyrisht shqiptarët duhet të jemi me dhe në NATO, por, mbajeni mend, nëse duam që fëmijët tonë të mos jenë refugjatë sikur ne,ne duhet të jemi në gjendje që armiqtë si Serbia t'i godasim me fuqinë tonë vetanake. Bashkimi Kosovë-Shqipëri është hapi i parë dhe domosdoshëm të mos mallkohemi nga fëmijët tonë. Një Federatë Shqiptare në NATO, e gatshme të mbrohet vetë dhe e fortë të thyej dhëmbët e Dikoviceve është obligimi ynë primar që kemi për fëmijët tonë dhe shqiptarët e të ardhmes.

Nuk ka dy-tri vjet që këtë banditin Dikovic oficerët e NATO-s e pranonin dhe sajdisnin midis Kosove. Ku është reagimi i NATO-s për këto kërcënime direkte të Dikovicit kundër Kosovës dhe sigurisë së saj?! Pse NATO hesht?!

Kjo intervistë duhet të botohet në çdo media shqiptare. Mediat shqiptare duhet të bombardojë NATO-n me pyetje dhe ne shqiptarët duhet të kuptojmë se nëse nuk forcohemi dhe fuqizohmi si një, do të jemi refugjatë përsëri. Nuk kemi arsye të justifikohemi nëse fëmijët tonë do të qajnë sikur kemi qarë ne vetë më pak se para një çerek shekulli-- herën e fundit. Faji do të jetë i joni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat