Pas dënimit me burg të përjetshëm të Mlladiq, Haxhiu ‘godet’ Serbinë – rikthen vëmendjen nga padia për gjenocid

Aktuale

Pas dënimit me burg të përjetshëm të Mlladiq, Haxhiu ‘godet’ Serbinë – rikthen vëmendjen nga padia për gjenocid

Nga: A.Morina Më: 8 qershor 2021 Në ora: 19:50
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiq.

Haxhiu tha se ky lajm është i mirë jo vetëm për mijëra familje që kanë humbur më të dashurit e tyre, por edhe për vet drejtësinë ndërkombëtare.

Krahas kësaj, ministrja e Drejtësisë përmendi edhe një herë ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Në këtë drejtim është e domosdoshme që krahas evidencës shtetërore përmes Institutit për Krimet e Luftës dhe fuqizimit të institucioneve të drejtësisë për adresimin e krimeve të luftës, të përgatisim mirë edhe Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për mijëra të vrarë, mijëra gra e burra të dhunuara, mijëra shtëpi të djegura e shkatërruara e shumë pasuri të plaçkitur e vjedhur dhe një popull të tërë të përzënë nga trojet e tyre”, shkroi ministrja Haxhiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lajmi për dënimin me burgim të përjetshëm të kriminelit të luftës dhe njërit ndër udhëheqësit e gjenocidit në Bosnjë, Ratko Mladiq është sigurisht lajm i mirë jo vetëm për mijëra familje që kanë humbur më të dashurit e tyre, por edhe për vet drejtësinë ndërkombëtare.

Për këtë krim nuk është fajtor vetëm Mladiq, por edhe vet Serbia si përgjegjësja dhe planifikuesja e këtij gjenocidi.

Shteti i Serbisë nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit ka kryer gjenocid edhe në Kosovë, përveçse paraprakisht në Bosnjë. Krimet e kryera në këto dy vende nuk janë individuale, ato i gjejmë të planifikuara e urdhëruara nga vet shteti serb.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që krahas evidencës shtetërore përmes Institutit për Krimet e Luftës dhe fuqizimit të institucioneve të drejtësisë për adresimin e krimeve të luftës, të përgatisim mirë edhe Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për mijëra të vrarë, mijëra gra e burra të dhunuara, mijëra shtëpi të djegura e shkatërruara e shumë pasuri të plaçkitur e vjedhur dhe një popull të tërë të përzënë nga trojet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat