EULEX-it i vazhdohet mandati edhe dy vjet

Aktuale

EULEX-it i vazhdohet mandati edhe dy vjet

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:27
EULEX

Më 14 qershor mendohej se do të ishte dita e fundit e EULEX-it në Kosovë.

Por, Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit iu vazhdua mandati special që e ka në republikën e Kosovës edhe për dy vjet tjera.

Në njoftim zyrtar nga Brukseli, thuhet se EULEX, do jetë i pranishëm këtu tutje nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023.

Para të majme janë ndarë për misionin i cili në mes tjerash tani ia bën asistencën operacionale Policisë së Kosovës, në arrestimin e të dyshuarve të Gjykatës Speciale.

Për këta 24 muaj, evropianët do t’i kenë në dispozicion 173,693 e 683 euro.

“Nga kjo shifër, shuma e ndarë për EULEX-in në zbatimin e mandatit të tij, do jetë 57 milion e 900 mijë euro. Kurse 115 milion e 793 mijë euro janë për mbulimin e mbështetjes së procedurave gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar “

EULEX-i sipas vendimit që e mban datën 3 qershor, do pësojë një ndryshim të madh gjatë periudhës së mandatit të shtuar dy vjeçar.

Të gjithë  detyrat që i ka në afrimin e ndihmes operacionale ndaj autoriteteve vendore në raport me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duhet t’i bartë  te zyra e Unionit në Prishtinë dhe kjo deri më 31 dhjetor 2022.

Në Misionin e tij EULEX-i, po ashtu ofron mbështetje në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme e të pavarura të sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat