“Përplasje” në seancën e Speciales: Mbrojtësja e viktimave kërkon ta vizitojë lokacionin ku Sali Mustafa akuzohet se ka kryer krime në luftë

Aktuale

“Përplasje” në seancën e Speciales: Mbrojtësja e viktimave kërkon ta vizitojë lokacionin ku Sali Mustafa akuzohet se ka kryer krime në luftë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:11
Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

(E plotësuar 12:06) - Annie Puess, mbrojtëse e viktimave të paraqitura në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka kërkuar që ta vizitojë lokacionin në fshatin Zllashë që Prokuroria Speciale thotë të ketë qenë kamp ndalimi më 1999.

Ajo tha se është mirë të shkojnë atje të gjitha palët dhe se “duhet të njehet frika dhe ajo që kanë ndjerë viktimat”.

Por Julius Von Bone, avokat i Sslih Mustafës, tha se atje s’ka asgjë që ndihmon në gjykim.

Image
Annie Puess

“Nuk mendojmë se ka ndonjë gjë për të parë në atë vendndodhje. Prokuroria ka dhënë mjaft materiale sa i përket aktakuzës, atje s’ka gjë për të parë. Është një ndërtesë e vogël”, tha Von Bone.

Mustafa ishte i pari që u arrestua me urdhërarrest të Speciales në shtator të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë torturën e trajtimin çnjerëzor.

Në aktakuzë, Mustafa akuzohet se së bashku me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi Vela’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, ua hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllashë të cilët më pas u mbajtën të ruajtur me roje, ndër të tjera në një stallë të kyçur. Mustafa akuzohet për vrasjen e njërit prej tyre.

Që në paraqitjen e parë para Tribunalit Special, Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm rreth akuzave.

Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj Mustafës të nis më 12 korrik, kundërshtohet ashpër nga avokati

Në Gjykatën Speciale po vazhdon seanca e radhës ndaj Salih Mustafës.

Aty është diskutuar për nisjen e gjykimit dhe datat e propozuara nga palët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi në rastin e Mustafës të nis më 12 korrik, mirëpo që kjo ka hasur në kundërshtimin e avokatit të Mustafës.

Ky i fundit ka thënë se mbrojtjes i duhen përgatitje të reja, dhe se koha më e përshtatshme do të ishte pas përfundimit të pushimit të DSK-së, pra diku pas 13 gushtit.

“Ne do të bëjmë një deklaratë hapëse që besoj që do të jetë goxha e gjatë në fillim të gjykimit. Unë e ndjek prokurorinë që thanë se duan që të kenë deklaratën e hapjes, dhe më pastaj të vazhdojnë me dëshmitarët. Megjithatë s’jemi në dakord me afatin kohor sepse kemi planifikuar disa misione. Për këtë arsye, nuk duam që të fillojmë me gjykimin në afatin e propozuar nga Prokuroria, por pas pushimit. Pra do të ishte më mirë sepse mbrojtja dhe zyra e viktimave do të duhej të përgatiten. Mendoj që pas pushimit të gjykatës, të gjitha këto gjëra do të jenë në fund më të mirë, përfshirë logjistikën dhe familjarizimin sa i përket dëshmitarëve. Në të kundërtën do të ishte e pamundur të fillojmë më 12 korrik. Nuk besoj që data 12 korrik është datë realiste. Do të ishte mirë, që gjykimi të fillojë pas pushimit të verës”, tha ai.

Image

E kundër propozimit të prokurorisë ishte edhe Zyra e Përfaqësimit të Viktimave. Përfaqësuesja e kësaj zyreje tha se i duhet të dëgjojë shumë deklarata dhe të përgatitet sa më mirë, dhe se kjo sipas saj do të ndodhë pas pushimeve verore të Gjykatës.

“Zyra e Viktimave: Pas pushimeve verore, pasi që mirë është që të fillohet me një përgatitje sa më të gjithanshme. Është një makineri e tërë në sfond që duhet të vihet në punë. Unë duhet të jem në gjendje që të përfaqësoj viktimat, dhe ka njerëz me të cilët duhet të flas. Sigurisht që kjo varet nga koha se kur do fillojmë. Në qoftë se Trupi Gjykues vendos që të fillojmë në korrik, unë ato do t’i jap në gusht. Unë me kënaqësi do ta bëja deklaratën time në fillim të gjykimit, pas prokurorisë”, tha përfaqësuesja e lartëpërmendur.

Sali Mustafa në Kosovë? Prokuroria dhe avokati nuk pajtohen 

Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka thënë se javët e ardhshme do t’i realizojë tri udhëtime për në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij dhe në mënyrë që të zhvillojë hetime për rastin.

Von Bone tha se planifikon që vizitën e parë në Kosovë ta bëjë të mërkurën, ndërsa dy të tjera në korrik dhe gusht. Por Prokuroria ka thënë se do të ishte më mirë që vizita të kryhej pas parashtrimit të argumenteve nga ta dhe trupi gjykues.

“Udhetimi im do të jetë të mërkurën. Do të qëndrojë 8-9 dite. Udhetimi i dytë në korrik. Udhëtimi i fundit është parashikuar në javën e parë të gushtit”, tha avokati holandez.

Në anën tjetër, një prokuror nga ZPS-ja tha se “Prokuroria kërkon që vizitat të bëhet mbasi që të jenë parashtruar argumentet nga Prokuroria dhe trupi gjykues”.

 

Në kundërpërgjigjje, Von Bone tha se kjo vizitë duhet të bëhet para se të dëgjohen dëshmitarët.

“Mendoj se duhet të bëhet vizita para dëgjimit të dëshmitarëve dhe ne i qëndrojmë kësaj pikëpamje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat