​LDK akuzon VV për emërime familjare e politike, kërkon të ndërpritet një gjë e tillë

Aktuale

​LDK akuzon VV për emërime familjare e politike, kërkon të ndërpritet një gjë e tillë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:25
Shkëmb Manaj

(E plotësuar 12:17) - Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet se në prag të 100-ditëshit të parë në ekzekutiv ka shërbyer si strehë për familjarë, aktivistë e përkrahës të saj në pozita të rëndësishme, dhe ka kërkuar që të ndërpritet një gjë e tillë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, në një konferencë për media akuzoi Vetëvendosjen duke thënë se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura.

Manaj: Emërimet në institucione nga VV përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut

“Një qasje e tillë përbën shkelje të të drejtave të njeriut, sidomos kur merret parasysh edhe konteksti ynë shoqëror. LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura. Aq më keq, është mënyra sesi po mundohen të arsyetohen këto punësime familjare, duke shpërfaqur kështu arrogancën e numrave të mazhorancës. Çdo ditë kemi lajme që në këtë institucion shkoi familjari i ministrit, i kryetarit të Kuvendit, i kryeministrit, të cilat tashmë janë bërë publike me emra e përemra”, tha ai.

Manaj tha se ministrat dhe deputetët e VV-së kanë filluar një fushatë kundër personave të emëruar në institucione të pavarura, për çka akuzoi edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Manaj: Ministrja e Drejtësisë tenton të frikësojë prokurorin

“Kjo qasje e tillë rrezikon dukshëm pavarësinë e institucioneve të pavarura, të cilat janë të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë. Prandaj, i bëjmë thirrje kryeministrit të partisë në pushtet që të ndalë këtë fushatë, sepse qytetarët e vendit nuk e kanë votuar për t’i degraduar institucionet e pavarura por për t’i avancuar ato dhe për t’i avancuar proceset e integrimit euroatlantik. Është shqetësues fakti se gjatë këtyre ditëve të qeverisjes, që zyrtarët e lartë institucionalë të partisë në pushtet që kanë aktakuza, po iu qasen me arrogancë dhe po tentojnë t’i frikësojnë gjyqtarët, prokurorët dhe krerët e institucioneve të drejtësisë. Vetë ministrja e Drejtësisë tenton të frikësojë prokurorin në seancë gjyqësore dhe pastaj me qasjen e saj ndërhyn hapur në punën e Prokurorisë dhe gjykatave edhe në takime publike me krerët e këtyre institucioneve”, tha Manaj.

Manaj akuza pati edhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin tha se ka dhënë deklarata shqetësuese për punën operacionale të Policisë, pa nxjerrë raport Inspektorati i Policisë së Kosovës. Për këtë, ai kërkoi që ndalen deklarimet e tilla, në mënyrë që të ruhet siguria dhe rendi publik.

Në konferencën për media u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi tha se kryeministri Albin Kurti ka lënë në amulli qytetarët e vendit lidhur me këtë çështje.

Halimi: Qytetarët janë lënë në amulli për dialogun

“Shoqëria mbetet në amulli apo konfuzion se cila është strategjia, platforma apo temat që do të diskutohen në këtë dialog. Andaj, ne shpresojmë shumë që nesër gjatë seancës kryeministri Kurti do të prezantojë pikat qendrore të platformës të dialogut Kosovë – Serbi, pastaj presim që i njëjti kur të kthehet të bëjë prezantimin se çfarë është diskutuar në Bruksel”, u shpreh ajo.

LDK-ja me akuza për VV-në

Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj në një konferencë për media ka thënë se janë shqetësuese emërimet e familjarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në instituconet e pavarura dhe agjencitë e ndryshme.

Manaj ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura.

“Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’u ofrojë strehë familjarëve dhe aktivistëve në pozitat më të rëndësishme shtetërore. LDK duke e përcjellur me shqetësim kërkon që një trend si ky të ndërpritet sa më shpejt në të kundërtën një qasje e tillë përbën shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.  LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve, ndërmarrjeve publike, dhe agjencive të pavarura aq më keq është mënyra se si po tentohen të arsyetohen këto punësime familjare duke shpërfaqur arrogancën e numrave të mazhorancës”, ka thënë ai.

Manaj tutje ka thënë se rasti i fundit është emërimi i aktivistit të VV-së në pozita udhëheqëse në PTK.

“Një rast i fundit eklatant ishte ai i intevistimit të Komisionerit për Informim dhe privatësi nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me poentim maksimal edhe përkundër faktit që i njëjti nuk kishte arritur poenat për të kaluar nga britanikët. Poashtu në vazhdën e këtyre emërimeve ishte edhe emërimi i aktivistiti të VV-së në pozita udhëheqëese në zyrat e financave dhe thesarit në Post Telekom”, ka thënë ai.

Tutje, ish-deputeti i LDK-së, tha se LDK-ja i bën thirrje kryeministrit që të ndalë këtë fushatë të rrezikshme.

“LDK vlerëson se ministra e deputetë të partisë në pushtet kanë filluar një fushatë kundër personave të emëruar në institucionet e pavarura kjo qasje e tillë rrezikon dukshëm pavarësinë e institucioneve të pavarura të cilat janë të garantuara me ligj dhe kushtetutë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe partisë në pushtet që të ndalë këtë fushatë sepse qytetarët nuk e kanë votuar për të degraduar institucionet e pavarura.  Vet ministrja e Drejtësisë tenton të frikësojë prokurorin në seancë gjyqësore, pastaj me qasjen e saj ndërhyn hapur në punën e prokurorisë dhe gjykatave”, tha ai.

***

Shkëmb Manaj i LDK-së në një konferencë për media ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm në institucione.

Ai ka thënë se në institucionet e vendit, VV-ja ka filluar t’iu ofrojë strehë familjarëve e aktivistëve.

Manaj ka thënë se ky është tentim për kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

“LDK-ja duke e përcjellë me shqetësimin shtrirjen e kësaj dukurie kërkon që një trend i tillë të ndërpritet. LDK-ja vlerëson se emërimet po bëhen për kapjen e institucioneve ndërmarrjeve publike e aq më keq është mënyra se si po arsyetohen këto emërime familjare. Në vazhdën e këtyre emërimeve është edhe emërimi i aktivistëve të VV-së në pozita udhëheqëse në Postë dhe Telekom. Është shqetësues fakti që gjatë këtyre ditëve të qeverisjes zyrtarët e lartë që kanë aktakuza po tentojnë të frikësojnë gjyqtarët e prokurorët”, ka thënë ai.

Manaj për vendimin e Bidenit ka thënë se ky është vendim ekzekutiv i presidentit dhe nuk është çështje e vlerësonit të institicioneve tona.

“Ne si LDK e mbështesim këtë vendim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat