Posta lëshon një njoftim për pagat e punëtorëve të saj

Aktuale

Posta lëshon një njoftim për pagat e punëtorëve të saj

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Posta e Kosovës ka lëshuar njoftim të rëndësishëm në lidhje me pagat e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Posta me anë të një komunikate për media ka thënë se janë ekzekutuar pagat e punëtorëve të  gradave nga 1 deri në 5.

“U.D. Kryeshefi  Ekzekutiv i Postës së Kosovës,  Z. Rafet Jashari, një ditë pas marrjes të detyrës, me dt. 04.06.2021, ka arritur të ekzekutoi pagat e punëtorëve me kohë (kategoria gradat 1-5), si dhe është duke punuar intensivisht së bashku me Menaxhmentin e PK-së që brenda një afati shumë të shkurtë, të ekzekutoji pagat edhe për pjesën tjetër të mbetur të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, para pak ditësh, është shkarkuar Xhevdet Smakiqi nga pozita e kryeshefit të Postës për t’u emëruar Rafet Jashari në vend të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat