Shtyhet afati për regjistrimin e popullësisë

Aktuale

Shtyhet afati për regjistrimin e popullësisë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullësisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i ASK Ilir Berisha tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullësisë sipas planit.

Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro.

Kujtojmë se regjistrimi i fundit të popullësisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat