Loshi i VV-së: Kurti ka bërë gabime dhe mund të vazhdojë të bëjë përsëri, por ai ...

Aktuale

Loshi i VV-së: Kurti ka bërë gabime dhe mund të vazhdojë të bëjë përsëri, por ai ...

Nga: A.Zh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:37
Liri Loshi, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Liri Loshi, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, e ka pranuar se ka kritikuar shumë shpesh liderin e partisë Albin Kurti.

Ai ka publikuar një shkrim të një viti më parë, ku kishte thënë se Kurti ka bërë gabime dhe se mund të vazhdojë përsëri të bëjë gabime, përcjell Bota sot.

Por, sipas tij, kryeministri Kurti nuk ka bërë gabime që e kanë dëmtuar Kosovën.

Loshi ka vlerësuar se Kurti është më i mirë se Thaçi, Veseli, Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli.

Reagimi i tij në Facebook:

Pse duhet ta lodh unë kokën për kundërshtarët e opinioneve dhe qëndrimeve të mia politike. Pas një viti zakonisht ndodh ajo që kam parashikuar unë një vit më herët. Çfarë do t’i heqnit këtij shkrimi sot? Unë hiç asgjë, asnjë fjalë të vetme. Ju jeni të lirë të më kritikoni dhe jeni të lirë të mos aprovoni mendimet e mia. Punë shijesh e interesash. Interes imi nuk ka qenë as nuk do të jetë karriera politike, por sherbimi ndaj popullit tim me të vërtetën time, ashtu si unë e shoh, pa lajka, pa inate dhe pa hile.

Ja shkrimi im i postuar sot një vit:

E kam kritikuar Albin Kurtin me dhjetëra herë. E kam quajtur edhe demagog, edhe genjeshtar. I kam kritikuar kauzat e tij, të cilat i kam kuptuar si jo reale. Asnjë postim që e kam bërë për të nuk e kam hequr, as fshehur. Hulumtoni në murin tim dhe i gjeni. Po të doni dërgojani. Unë prapë mendoj se ai e ka pasur keq e unë e kam pasur mirë. Mund të debatoj edhe me të nëse më jepet rasti dhe t’i them në sy pse mendoj ende ashtu siç kam menduar.

Albin Kurti ka bërë gabime dhe mund të vazhdojë përsëri të bëjë gabime. Por, ai nuk ka bërë asnjë gabim që ka dëmtuar vendin tonë, siç kanë bërë këta që e kanë pasur pushtetin. Albin Kurti është më i mirë se Thaçi, Veseli, Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që kam vendosur ta përkrah dhe do ta përkrah derisa të gjithë këta të bien e ai të ngrihet. Tek pastaj mund të vendos ta përkrah një Albin tjetër që ka guximin dhe dijen të ngrihet kundër tij!

Në demokraci nuk mund të qëndrojë gjatë askush që nuk ka ide dhe veprime progresive. Nëse në Kosovë ka ndodh ndryshe, kjo do të thotë se ende nuk e keni jetuar demokracinë. Prisni! Të gjithë ata që vijnë me gënjeshtra në pushtet më nuk do të mund të jetojnë gjatë. Tash populli është zgjuar dhe po vëzhgon e monitoron çdo lëvizje në skenën politike. Albin Kurti ende nuk ka ardhur në pushtet. Ai do të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat