Burgimi i Mlladiqit/ Carla Del Ponte: Lajm i mirë të dënohej më herët, treguan si kishin tentuar ta arrestojnë në varrimin e vajzës...

Aktuale

Burgimi i Mlladiqit/ Carla Del Ponte: Lajm i mirë të dënohej më herët, treguan si kishin tentuar ta arrestojnë në varrimin e vajzës...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:50
Carla Del Ponte

Siç kemi raportuar, dje në Hagë, Gjykata e OKB-së për krime në ish-Jugosllavi i ka dhënë verdiktin xhelatit serb Ratko Mlladiq duke e dënuar me burg të përjetshëm i cili në listën e kriminelëve serbë për prokuroren zvicerane Carla del Ponte konsiderohej si “peshku i madh” i krimeve, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Dënimi me burg deri në vdekje i të akuzuari nga Gjykata Ndërkombëtare për krime në ish-Jugosllavi me seli ne Hagë, Ratko Mlladiq që njihet tashmë si kasap i Ballkanit ku kreu krime në Bosnje kundër myslimanëve është përshëndetur nga personalitete botërore dhe krerë të organizatave ndërkombëtare.

Se si e ka marr këtë lajm për Ratkon Mlladiqin,  ish-Prokurorja e Përgjithshme Carla Del Ponte, thotë se këtë lajm nga Haga e ka mirëpritur duke e përshëndetur vendimin e ICTY-së.

Del Ponte në një interviste ekskluzive dhenë sot gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thëne se “ky lajm do te ishte edhe më i mirë sikur Ratko Mlladiq do ishte dënuar më herët, meqë atij i kanë mbetur edhe pak ditë në burg. Veç kësaj ai është arrestuar 16 vjet pas përfundimit të luftës. Por, sidoqoftë ma mirë vonë se sa hiq, siç kane mbetur edhe shumë kriminel në liri rrugëve të Ballkanit apo të fshehur në Serbi, Rusi apo gjetiu”, tha ajo.

Carla Del Ponte, si kryeprokurore e gjykatës së KB për krimet e luftës midis 1999 dhe 2007 kishte bërë disa here thirrje për arrestimin e ish-udhëheqësve serbë të Bosnjës Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic (dy herë të akuzuar për gjenocid që nga 1995).

Në fakt, Gjykata e OKB-së për Krimet e Luftës në Hagë e dënoi Mlladiq me burgim të përjetshëm në 2017 në shkallën e parë. Ata e gjetën Mlladiq fajtor në shkallën e dytë dhe të fundit. Kështu, Mlladiq dënohet për së dyti me burgim të përjetshëm.

Në maj të vitit 2011 Ratko Mlladiq u arrestua dhe u ekstradua në Hagë.

Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës është akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga ICTY për rolin e tij në luftën e Bosnjës. “Do përkujtoj këtu se ne tentuam ta arrestojmë edhe gjatë varrimit të vajzës së tij e cila kishte bërë vetëvrasje”, ka treguar ajo.

Image
Carla Del Ponte dhe gazetari shqiptar në Zvicër

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës që akuzonte Malladiqin dje e kas shpallur verdiktin duke e dënuar atë me burg të përjetshëm.

“Arrestimet dhe ekstradimet e kriminelëve nga Ballkani ne Hagë gjithnjë janë lajme të mira, sidomos për drejtësinë dhe familjarët e viktimave, në këtë rast atyre në Srebrencië, mbi 8 mije sosh. Merrne me mend familjarët e viktimave priten 26 vjet rresht për drejtësinë”, ka shtuar znj.Del Ponte.

“Siç e dini ish gjenerali serb boshnjak Ratko Mlladiç është një nga fajtorët kryesorë të mizorive të kryera gjatë Luftës së Bosnjës, e cila la rreth 100,000 të vdekur dhe miliona të ekstraduar, spastrime te ngjashme etnike u panë dhe ne Kosovë nga xhelati tjetër serbe Miloshevic. Unë prisja një konfirmim të verdiktit. Sepse unë e dija se çfarë prove kishim”.

Carla Del Ponte, si kryeprokurore e gjykatës së KB për krimet e luftës midis 1999 dhe 2007, ishte e dobishme në udhëheqjen e hetimit kundër Mlladiq. Në Mars 2019, shoqëruesi politik i Mlladiç, udhëheqësi serb Radovan Karadzic, 75, tashmë ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Mlladiç nuk u arrestua derisa Del Ponte ishte emëruar prokuror i përgjithshëm dhe 16 vjet pas përfundimit të luftës. Në 2011, ai u dorëzua në gjykatën e krimeve të luftës.

“Ne kemi hetuar dhe kemi mbledhur prova për një kohë të gjatë,” thotë Del Ponte.

“Ne duhet të paraqisnim prova se ishte gjenocid. Ne kemi qenë shumë të qëndrueshëm. U desh shumë punë nga ne, dhe gjithashtu nga të afërmit e viktimave”.

Trupat serbe nën komandën e Mlladië – këtu në një takim me paqeruajtësit e KB në prill 1993 – pushtuan zonën e mbrojtjes së KB në Srebrenica në korrik 1995. Nën urdhrat e Mlladiq, forcat serbe pushtuan zonën e mbrojtjes së KB në Srebrenica në korrik 1995. Paqeruajtësit Holandezë dhe forca ajrore e NATO-s nuk ndërhynë. Ushtarët serbë vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Haga, mbi 1500 vjet burg  për 75 serbët e akuzuar dhe të dënuar nga ICTY

Mbi një shekull e gjysmë burg për 75 serbëve të akuzuar dhe të dënuar nga ICTY, nga Gjykata e OKB-së për krime lufte ne Ish-Jugosllavi në Hage e themeluar që tridhjete vite. 

Tetë serbë të akuzuar nga ICTY për krime kane vdekur në Hage. Burgu i Sheveningen është bërë një “varr masiv” i serbëve.

Mlladiqi dje ishte i dënuari i fundit nga Ballkani. Ai ishte serbi i 75-të i dënuar në Hagë, që do jetë mësim dhe paralajmërim për kriminelët tjerë në Ballkan se nuk do t’i shpëtojnë burgut, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në bisedën e fundit me reporterin e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka thëne se nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë.

Ajo ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milosheviq, vdiq pa e vuajtur dënimin e merituar për krimet e bëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat