​Nagavci: Edukimi sportiv ka vëmendjen time të plotë

Aktuale

​Nagavci: Edukimi sportiv ka vëmendjen time të plotë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionin Arbërie Nagavci është takuar sot me dekanin e FEFKS, Musa Selimin dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqin me të cilët bisedoi për gjetjen e formave të përshtatshme për të dhënë kontributin në zhvillimin e sportit si dhe për mundësinë e rritjes së fondit të orëve të Edukatës Fizike nëpër shkolla fillore dhe të mesme.

Ajo me këtë rast ka thënë se edukimi sportiv do ta ketë vëmendjen e plotë sepse duke iu falënderuar komunitetit sportiv, Kosova gëzon respekt të madh nga komuniteti botëror i sportit, përcjellë KosovaPress.

“Medalja e artë olimpike e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, mbetet suksesi më i madh për Kosovën në fushën e sportit. Nuk kanë munguar medalje e rezultate të mëdha edhe nga sportistët tjerë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.”, ka shkruar Nagavci në “Facebook.”

“Falë sukseseve të arritura nga sportistët tanë, Kosova gëzon respekt të madh nga komuniteti botëror i sportit. Ne do të vazhdojmë të jemi krenar me të arriturat e tyre e njëkohësisht do t’u ofrojmë mbështetje në gjitha aspektet. Edukimi sportiv, ka vëmendjen time të plotë. “

“Në arsimin parauniversitar do t’i mbështesë fuqishëm kërkesat e shkollave për rekuizita dhe pajisje tjera sportive me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për t’i shfaqur shkathtësitë në sport. “

“Kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e sporteve në Kosovë ka dhënë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFKS) i Universiteti të Prishtinës dhe ndjehem e lumtur me të arriturat e studentëve në këtë fushë. “

“Gjatë një takimi me dekanin e FEFKS, Musa Selimin përfaqësues të tjerë të fakultetit si dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqin biseduam për gjetjen e formave të përshtatshme për të dhënë kontributin në zhvillimin e sportit si dhe për mundësinë e rritjes së fondit të orëve të Edukatës Fizike nëpër shkolla fillore dhe të mesme. “

“Po ashtu jemi të interesuar si ministri ta japim edhe kontributin tonë për organizimin e Kampionatit Botëror për Universitete në hendboll.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat