“Rikthimi i madh po vjen”/ Ky është paralajmërimi i Lumir Abdixhikut për partitë kundërshtare të LDK-së

Aktuale

“Rikthimi i madh po vjen”/ Ky është paralajmërimi i Lumir Abdixhikut për partitë kundërshtare të LDK-së

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:29
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar tetë kandidatë për kryetar të komunave të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar edhe partitë kundërshtare të LDK-së, se Lidhja është gati.

Sipas tij, rikthimi i madh po vjen.

Postimi i plotë:

Gazi për Pejën.

Imriu për Lipjanin.

Përparimi për Prishtinën.

Ekremi për Podujevën.

Sokoli për Vitinë.

Xhafa për Vushtrrinë.

Burimi për Fushë Kosovën.

Ardiani për Suharekën.

Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm - Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë.

Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen.

Të tjera kandidatura shumë shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat