Petkoviq befason me deklaratën: Beogradi i gatshëm për dialog, njohja nuk është temë

Aktuale

Petkoviq befason me deklaratën: Beogradi i gatshëm për dialog, njohja nuk është temë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 08:39
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se Beogradi është absolutisht i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën.

Por njohja e ndërsjellë nuk është aspak temë.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës, Petkoviq thotë se politikanët shqiptarë, me mesazhin kërcënues se rezultati i vetëm i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë e ashtuquajtura njohje reciproke, vërtetuan drejtpërdrejt se ata nuk janë të interesuar për dialog, marrëveshje dhe për një zgjidhje kompromisi, raporton Tanjug.

“Në vend që të mashtrojnë pamatur publikun dhe të sabotojnë dialogun në baza ditore, le të pranojnë se nuk janë të interesuar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por në mbrojtjen e konfliktit të ngrirë dhe tensioneve të përditshme në terren, të cilat fatkeqësisht janë një rrezik dhe një alternativë e dialogut, as nuk ndihmojnë në mirëkuptimin dhe marrëveshjen e ndërsjellë, por rrisin tensionet dhe hendekun që ekziston midis popujve në territorin e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat