"Reciprociteti e ka ngritur seriozitetin e dialogut"

Aktuale

"Reciprociteti e ka ngritur seriozitetin e dialogut"

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 22:23
Haki Abazi

Ish këshilltari i Thaçit Artan Behrami tha se kryeministri Albin Kurti përmes taksës dhe reciprocitetit ka arritur ti prishë sipas tij shumë procese në të cilat Kosova nuk ka arritur të marrë pjesë.

“ Fillimisht ka qenë kundër Rambujesë, një proces që neve na ka sjellë Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ka qenë kundër Samiteve Ndërkombëtare(…) ka prishë procesin e dialogut..”

Por, kundërshtime për këtë pati deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Sipas tij reciprociteti ka ngritur nivelin e seriozitetit në dialog.

“ Shumë mirë që e ka prishë, ai dialog copë na ka ba, qe 10 vjet na ka lanë në lloq. Unë mendoj me thënë të drejtën që reciprociteti e ka ngrit nivelin e seriozitetit.”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat