Edita Tahiri flet për një rrezik që vjen nga Serbia

Aktuale

Edita Tahiri flet për një rrezik që vjen nga Serbia

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:39
Edita Tahiri

Ish-negociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovës-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se në vend të një tregu përbashkët me Evropën, ka rrezik se mund të krijohet një treg i përbashkët me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se nëse ndodh kjo atëherë është një kthim mbrapa për rajonin dhe një alternativë që të krijohet Serbia e madhe.

“Në vend se një treg i përbashket me Evropën, ka rrezik që të bëhet treg i përbashket me Serbinë.

Eshtë një kthim prapa për rajonin dhe një mundesi qe Serbia te kthehet ne hegjemon ekonomik ne Ballkan, si nje rrugë alternative per te krijuar “Serbine e Madhe”, duke qenë se deshtoi politikisht kur tentoi ndryshimin e kufijve në tre vitet e fundit.

Kosova duhet të ketë kujdes mos të bëj gabime!”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat