Kurti: Opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës

Aktuale

Kurti: Opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:15
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur përsëri në seancën e kuvendit ku po diskutuar për dialogun, duke thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës.

“Keni një problem themelor, ajo është që disa që I dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.

Pas këtij veprimi të kryeministrit kanë reaguar deputetët e opozitës nga ulëset e tyre.

“Na jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, por jemi në një seancë tjetër”, tha tutje Kurti.

Këtu ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca që ka kërkuar që deputetët të mbajnë qetësi.

“Qetësi ju lutem, janë shumë të rëndësishme këto që po thotë”, tha kryetari i Kuvendit.

Kurti ndërkaq vazhdoi duke thënë se në rend të ditës nuk është takimi i të martës që ai do ta mbajë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel.

“Nuk është në rend të ditës takimi i të martës, e dyta kjo seancë është që ne të nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat