Kush është Kreshnik Radoniqi, kryetari i ri i KQZ-së?

Aktuale

Kush është Kreshnik Radoniqi, kryetari i ri i KQZ-së?

Nga: G.B Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:41
Kreshnik Radoniqi dhe Vjosa Osmani

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmanit, pas ndërprerjes së mandatit Valdete Dakës, e cila ishte në krye të KQZ-së, përcjell Bota sot.

Por, kush është Kreshnik Radoniqi?

Sipas njoftimit të Presidencës, ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Biografia e Radoniqit:

Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit nga data 01.07.2019. Radoniqi ka diplomuar në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoj në vitin 2007. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master në SHBA – Karolina e Veriut. Praktikën profesionale e përfundoj në Gjykatën e Qarkut në Pejë nga viti 2006 deri më 2007.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2008, punoj si Zyrtar i Lartë Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë, ndërsa nga muaji shkurt deri në muajin shtator të vitit 2008, punoj si avokat në Pejë. Gjatë kësaj kohe punojedhe si Këshilltar Juridik në Agjencinë për Financim në Kosovë. Nga muaji shtator 2008 e deri në gusht 2012, ka punuar si Këshilltar Ligjor i gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Kryetari Radoniqi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë në Korrik të vitit 2012, ndërsa nga Janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë. Nga muaji nëntor 2015 deri në muajin maj të vitit 2016, punoj gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke vazhduar punën në Gjykatën Themelore të Pejës, në po të njëjtin departament.

Me datë 23.12.2016 u emërua Kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë, të cilën detyrë të cilën e la për t’u bërë gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat