U raportua se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mëngjes i kërkoi kryesueses së KQZ-së, Valedete Dakës, të japë dorëheqje nga pozita e saj, e në këmbim, do të ia jepte një mirënjohje publike për punën e saj aty.
Por, kjo gjë është demantuar në këto momente. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani as nuk i ka ofruar dekoratë, as mirënjohje presidenciale, Valdete Dakës.
Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati, këshilltari i Osmanit, përmes një postimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar Murati në Facebook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.