KDI mbledh kryetarët e Komisioneve Parlamentare për dialogun Kosovë - Serbi

Aktuale

KDI mbledh kryetarët e Komisioneve Parlamentare për dialogun Kosovë - Serbi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 06:09
Kuvendi i Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon sot takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë - Serbi.

Këto takime synojnë të ofrojnë një platformë diskutimi, bashkërendimi dhe dakordësimi në mes të komisioneve rreth rolit të tyre në procesin e dialogut Kosovë - Serbi, bashkëpunimit të ndërsjellë në monitorimin, mbikëqyrjen, pjesëmarrjen dhe avancimin e transparencës së këtij procesi, duke u bazuar në rezolutat e Kuvendit të Kosovës.  

Në këtë takim KDI do të ndajë me komisionet parlamentare rekomandimet, të arriturat dhe sfidat që komisionet kanë pasur në monitorimin e marrëveshjeve të dialogut, të evidentuara nga pesë takimet e mbajtura mes komisioneve parlamentare të legjislaturave të kaluara.  

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirëinformuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat