Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Ngjarjet e datës 15 Qershor 2021

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog, do të vizitojë Komunën e Partesh ku do të takojë Kryetarin e Komunës së Partesh. (Ndërtesa e Komunës së Parteshit, ora 9:00)

- Për nder të  22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë ndarjen e mirënjohjeve për profesorat të cilet kanë ndërruar jetë gjatë Pandemisë COVID-19 . (Salla e Asamblesë Komunal, ora 9:00)

- Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton kërkesën për formimin e grupit të miqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Organizata EcoKosWomen me përkrahje të Rrjetit të Grave të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët “Produktet menstruale domosdoshmëri, jo luks” e cila ka për qëllim avokimin tek Institucionet Qeveritare për zbritjen e TVSH-së nga produktet higjienike menstruale për vajza dhe gra. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal njofton për Komisionin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225, ora 10:00)  

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog do të marrë pjesë në një Konferencë Ndër Komunale të organizuar nga kjo komunë në kuadër të projektit të financuar nga BE "Qendra për Edukim Profesional - Partesh”. (Planet resort në Gjilan, ora 10:00)
 
- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë hapjen e espozitës dhe muraleve në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan. (Objekti i shkollës në Prapaqan, ora 10:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me planin e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, Komuna e Gjilanit organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë hapjen e espozitës “Vullkani i Republikës” Lidhja e Historianve të Kosoves. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bën shpalosjen e Muralit te çlirimi te Gjilanit. (Zyra e Kryetarit Lutfi Haziri, ora 11:30)

- Të rinjët e Deçanit ngjiten në “Via Ferrata” me moton “Faleminderit UÇK”. (Deçan, ora 12:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon ekspozitë kushtuar ditëve të lirisë. (Muzeu i Qytetit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenti Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të vizitojnë qendrën sportive “Sezai Surroi”, ku do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve. (Qendra sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ora 14:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 14:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë hapjen e espozitës “Nën dritën e Gjeravicës” nga Prof. Nezir Ramosaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat