Mehmeti: Shqetësues rritja e rasteve të dhunës në familje

Aktuale

Mehmeti: Shqetësues rritja e rasteve të dhunës në familje

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:00
Samendi Mehmeti

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Siguri ka theksuar se elenti më shqetësues për Policinë e Kosovës është rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje në Kosovë.

Mehmeti theksoi se ka pasur ngritje të rasteve të dhunës në familje gjatë këtij viti.

“Elementi më shqetësues edhe që ka pas ngritje të rasteve edhe nga vitit 2019 edhe nga vitit 2020 është dhuna në familje. I kemi pasur 622 raste në vitin 2020, i kemi 889 në vitin 2021. Edhe nëse krahasohet me vitin 2020, prapë del ngritje”, u shpreh Mehmeti gjatë raportimit të tij në Komision.

Ndër të tjera, Mehmeti tha po ashtu se për gjashtë muaj është punuar në hetimin e 801 rasteve për krimin e organizuar dhe terrorizmin.

“Në këto raste janë hetuar 891 persona pjesëmarrës kurse janë arrestuar 552 persona”.

Ai tutje ka folur edhe për numrin e shtuar të aksidenteve në trafik.

Ai ka thënë se një prej faktorëve në rritjen e numrit të aksidenteve është koha e gjatë e qëndrimit në izolim.

Mehmeti ka shtuar se Policia është duke operuar me plane operative me motoçikleta, me dron dhe njësite të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat