Kërkohet që ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari dhe Hajrullah Tërnava të emërohen në krye të AKI-së dhe Policisë

Aktuale

Kërkohet që ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari dhe Hajrullah Tërnava të emërohen në krye të AKI-së dhe Policisë

Nga: N.Sh Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:02
Naim Miftari

Pas skandalit që ndodhi në Kishën Ortodokse Serbe, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku u mbajtë një liturgji serbe, e që institucionet e Kosovës nuk ishin në njohuri për këtë, po kërkohet që të shkarkohet kreu i Policisë dhe AKI-së.

Profesor dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, në vend të krerëve të sigurisë në Kosovë, pra në AKI dhe Polici të emërohen ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

“I pari, Hajrullah Tërnava është ekspert i njohur ne fushën e sigurisë dhe ish-z/ministër i MPB, dhe i dyti, komandanti i UÇK Naim Miftari i cili ka data bazë të begatshme, ka informacione më shumë se krejt AKI se çfarë ka ndodhë gjatë luftës, dhe pas luftës, ka informacione gati për të gjitha vrasjet gjatë dhe pasluftës”, shkruan Maxharraj.

Sipas tij, për këtë arsye mafia e instaluar në pushtet pas luftës tentoi që ta likuidoi disa herë.

Ai shton se, këto dy figura të njohura të sigurisë duhet të merren parasysh nga ana e kryeministrit dhe presidentes në mënyrë që në vend të kemi një siguri më të fortë për shtetin dhe për qytetarët tanë.

Postimi i plotë:

E TMERRSHME, MUNGON SIGURIA E SHTETIT..?!.

/Të shkarkohen drejtori i Policisë dhe ai i AKI-së dhe në vend të tyre të emërohen eksperti i njohur i sigurisë dhe ish-z/ministri i MPB Hajrullah Tërnava dhe Komandanti i UÇK Naim Miftari, sepse këta të dytë kanë më shumë informacione se sa krejt policia dhe AKI dhe janë te domosdoshëm për sigurinë e shtetit/.

Kosova qe nga çlirimi i sajë është bërë arenë e Agjencive të ndryshme inteligjente, spiunëve të të gjitha ngjyrave të ardhur si ne “bahshçe t’babës”nga te gjitha anët nga lindja, perëndimi, nga veriu dhe jugu dhe po e luajnë lojën e djallit në shtetin tonë gati të pa penguar nga askush. Kjo është skandaloze e tmerrshme është vu në pyetje siguria shtetërore e vendit. Dhe mu për këtë arsye në bazë të këtyre Agjencive inteligjente dhe spiunëve të instaluar në tërë Kosovën armiqtë tanë na i dinë siç thuhet në popull se sa”lugë në shtëpi dhe sa zorrë” i kemi secili ne barkun tonë.

Po pse kjo ndodhë kështu. Kjo ndodhë sepse të gjithë liderët tanë varg e vij që nga me i madhi e deri të më i vogli për interesat e tyre personale, për pasurim duke vjedhë e plaçkitë i kanë lenë pas dore punët rreth sigurisë së shtetit. Shumë afera dhe skandale kanë ndodhë ne këtë rrafsh pas çlirimit të vendit. Më e fundit është skandali më liturgjinë e mbajtur ne Kishën ortodokse të ndërtuar gjatë luftës,por e pa përfunduar në kompleksin e Universitetit të Prishtinës.

Kjo kishë Ortodokse serbe ne kompleksin e universitetit të Prishtinës, si dhe shumë kisha tjera,janë ndërtuar gjatë periudhës okupuese të regjimit fashist të Slobodan Millosheviqit qëllimi i të cilave ishte se kjo është “tokë serbe” e cila rrethohet nga të gjitha anët më kisha dhe relikte fetare. Por, qëllimi i ndërtimit te këtyre kishave në kohë lufte ishte për të krijuar urrejtje, për të provokuar dhe acaruar edhe më tej raportet midis shqiptarëve dhe serbëve. Kjo është vepër shumë e rendë e Shërbimeve Sekrete serbe –UDB e BIA mu në prag te dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, Kisha Ortodokse serbe e mbajti ilegalisht liturgjinë në Kishën Ortodokse serbe të ndërtuar gjatë luftës ne hapësirën e Universitetit te Prishtinës.

Si është e mundur që në këtë Kishë të zhvillohet liturgjia pa u penguar nga askush,kah erdhën dhe si erdhën popat nga Serbia, kah hynë në Kosovë,si erdhën deri në Prishtinë dhe si hyjnë në Kishë me qels në dorë pa u diktuar nga askush.

Skandaloze dhe e turpshme për policinë dhe AKI tonë. Policia e Kosovës pas këtij skandali deklarohet se nuk kanë pasur asnjë njoftim që ne këtë objekt provokativ të mbahet ndonjë liturgji. Por, po del se as AKI nuk kishte haber lidhur me këtë çështje.

Dy fish skandaloze dhe shumë e tmerrshme që në këtë mënyrë të vihet ne rrezik siguria e shtetit, kur Policia dhe AKI nuk janë vigjilent se çka po ndodhë brenda shtetit, të cilët me ligje janë të detyruar që të dinë krejt se çka ndodhë bernda shtetit bile dhe sa zogj ne fluturim hyjnë e dalin. Pse vihet në pyetje siguria e shtetit nga mos përgjegjësia e atyre te cilët e kanë për obligim ligjor ta mbrojnë shtetin. Çka do të ndodhte që për neglizhencen e përgjegjësve të sigurisë se shtetit te futeshin në shtetin tone persona terrorist me armatim te sotisfikuar?!

Përgjegjësit e sigurisë se vendit pas këtij skandali duhet të shkarkohen menjëherë nga kryeministri dhe presidentja e vendit.

A mos është kjo neglizhencë edhe e atyre qe i emërojnë udhëheqësit në këto institucione me dije dhe përvojë jo të mjaftueshme?. Pse ndodhë kjo kur me Kosovë kemi kuadro dhe ekspert eminent me bagazh te madh në fushën e sigurisë?. Pse këta njerëz lihen anash, nuk merren në konsiderate, kur dihen njohurit e tyre në fushë e sigurisë. Ka shumë te tillë. Unë me këtë po i veçoj vetëm dy figura të njohura, dy ekspert me bagazh të madh ne fushën e sigurisë që duhet të merren parasysh që të vendosen në vendet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit.

I pari, Hajrullah Tërnava është ekspert i njohur ne fushën e sigurisë dhe ish-z/ministër i MPB, dhe

I dyti, komandanti i UÇK Naim Miftari i cili ka data bazë të begatshme, ka informacione me shumë se krejt AKI se çfarë ka ndodhë gjatë luftës, dhe pas luftës, ka informacione gati për të gjitha vrasjet gjatë dhe pasluftës. Dhe mu për këtë arsye mafia e instaluar në pushtet pas luftës tentoi që ta likuidoi disa herë.

Këto dy figura të njohura të sigurisë duhet të merren parasysh nga ana e kryeministrit dhe presidentes në mënyrë që në vend të kemi një siguri më të fortë për shtetin dhe për qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat