Plagosja në Klinë, mësohet identiteti i dorasit

Aktuale

Plagosja në Klinë, mësohet identiteti i dorasit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 23:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, ka mbetur i plagosur Valentin Balaj nga fshati Rixhevë.

Për këtë rast, zyrtarët policorë nga stacion i policisë në Pejë kanë arritur që të arrestojnë një person të dyshuar.

Në prangat e policisë si i dyshuar për këtë plagosje ka përfunduar Fatlum Delija.

Për shkak të plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit, Valentini është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat