Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

Aktuale

Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:44
KQZ

Afati i fundit  për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale është më 30 qershor, kështu u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve.

Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.

Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.

Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për  Zgjedhjet Lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës që është Shqyrtimi  i kërkesës  së AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit zgjedhor me rekomandime votohet nga anëtarët e KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat