Avokati i Popullit flet për dërgimin e rastit të Dakës në Kushtetuese

Aktuale

Avokati i Popullit flet për dërgimin e rastit të Dakës në Kushtetuese

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:43
Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se nuk kanë ende një qëndrim konkret sa i përket çështjes së dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të rastit të shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së.

“Lidhur me dërgimin e rastit të shkarkimit të ish-kryetares së KQZ-së në Gjykatën Kushtetuese, na duhet një analizë për këtë rast sepse pa një vlerësim paraprak nuk mund të dalim me një qëndrim konkret”, ka thënë Qelaj.

Ndërkaq lidhur me raportimet për shkarkimin e tij, Qelaj ka thënë se nuk është në dijeni për këtë.

“Nuk kam informacione e as indikacione. Unë jam këtu për të respektuar kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e institucionit nga çfarëdo ndërhyrje politike ose çfarëdo ndërhyrje tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat