Deklarata e Kosnett për Asociacionin/ Nezir Kraki sulmon Berat Buzhalën, ja si e quan

Aktuale

Deklarata e Kosnett për Asociacionin/ Nezir Kraki sulmon Berat Buzhalën, ja si e quan

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:16
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka kritikuar ashpër gazetarin Berat Buzhala.

Ai e ka quajtur “argat të Serbisë” Buzhalën, duke akuzuar atë për dezinformim në raportet për deklaratën e ambasadorit amerikan Philip Kosnett për Asociacionin.

Sipas Krakit, qëllimi i Buzhalës është që në opinion të krijohet përshtypja se kryeministri Albin Kurti është në luftë me SHBA-të, përcjell Bota sot.

"A e dini pse qeveria serbe apo Zyra e saj për Kosovën nuk po flasin për Asociacionin këto ditë? Sepse këtë punë po e kryen Berat argati me dosta. Shikoni këta tre tituj dezinformues e orientues kah interesi serb.

Për Asociacionin ka fol edhe ambasadori britanik, por Berati titullon « Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan… » me qëllimin e poshtër që ne opinion të plasohet përshtypja se Albini është në luftë me Amerikën", ka shkruar Kraki në Facebook.

Ambasadori Kosnett dje ka deklaruar se Kosova e ka për detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett.

Ndërsa, kryeministri Kurti sot edhe një herë ka përsëritur se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike. 

"Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat